Njoftimet



E mërkurë, 24 tetor 2012

KONFERENCA PARLAMENTARE RAJONALE E VENDEVE TË BALLKANIT PERËNDIMOR

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me znj.Vlladanka Aviroviq, zëvendëskryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike, z.Marjanço Nikollov kryetar i Komisionit për Financim dhe Buxhet dhe z.Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, me ftesë të Vestministrit fondacioni për demokraci do të merr pjesë në Konferencën parlamentare rajonale të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Konferenca do të mbahet nga 26 deri 28 tetor 2012 në Milloçer, Republika e Malit të Zi dhe me qëllim të përforcimit të rolit të Parlamenteve dhe Qeverive në promovimin e kompetencës dhe rritjes ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, do të mbahet seminar i rrjetit rajonal të Komisioneve për Ekonomi dhe Financa të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Në seminarin do të marrin pjesë kryetarë të komisioneve për ekonomi dhe financa të parlamenteve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarë të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, hulumtues dhe ekspertë nga rajoni.

Click