Njoftimet



E enjte, 31 maj 2012

MBLEDHJA E KOMISIONIT PËR DETYRIME DHE ANGAZHIME TË VENDEVE-ANËTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Shefi i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, deputeti Aleksandar Nikolloski dhe anëtari i Delegacionit, deputeti Igor Ivanovski më 31 maj të vitit 2012 në Pariz, Francë do të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit për Detyrime dhe Angazhime të Vendeve-Anëtare të Këshillit të Evropës (Komisioni Monitorues) në të cilën do të shqyrtohet edhe çështja e dialogut pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë.

Në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës zhvillohet dialog pasmonitorues edhe me Bulgarinë, Monakon dhe Turqinë, ndërsa Shqipëria, Azerbajxhani, Bosnja dhe Hercegovina, Armenia, Geruzia, Moldavia, Mali i Zi, Rusia, Serbia dhe Ukraina ende gjenden në fazë të procedurës së plotë monitoruese.  

Mbledhjet e Komisionit Monitorues janë të karakterit të mbyllur. 

Click