Njoftimet



E mërkurë, 4 korrik 2012 

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SESIONIN VJETOR TË 21 TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË OSBE-së

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së në përbërje me: znj.Ana Pavllovska Daneva, shef i delegacionit, z. Vlladimir Gjorgjev dhe z. Ziadin Sela, anëtarë të delegacionit, do të marrin pjesë në Sesionin vjetor të 21 të Asamblesë parlamentare të OSBE-së (AP e OSBE-së), që do të mbahet nga 4 deri 9 korriku 2012 në Monako

Në sesionin, në të cilin si temë kryesore është "OSBE-ja- rajon për ndryshime" pritet të marrin pjesë mbi 270 deputetë nga 50 parlamente-anëtare të AP të OSBE-së. Në kuadër të sesionit vjetor do të mbahen mbledhje të të tre komisioneve të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së: Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri, Komisioni për Çështje Ekonomike, Shkencë, Teknologji dhe Mjedis Njerëzor dhe Çështje Humanitare, mbledhja e Komitetit të Përhershëm të Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, seanca plenare dhe Forumi mediteran.

Pritet që në sesionin e ardhshëm të merr fjalë z. Zhan-Fransoa Robijon, kryetar i Këshillit Nacional (parlamenti) të Monakos, z. Mishel Rozhe, kryeministër i Monakos, z. Eamon Gillmor, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Irlandës dhe kryesues me OSBE-në, z. Zhan-Kllod Minjon, kryetar i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës dhe z. Llamberto Zanier, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së.

Anëtarët e Asamblesë Parlamentare të OSBE-së do të debatojnë edhe për 28 pikat plotësuese me temat, si vijojnë: përforcimi i sigurisë në rajonin e OSBE-së, rimëkëmbja ekonomike, bashkëpunimi ushtarak, demokracia në vendet arabe, respektimi i të drejtave të njeriut, veçanërisht në Bjellorusi, Rusi dhe Ukrainë, gjendja në Moldavi dhe Geruzi, programi nuklear i Iranit, bashkëpunimi i OSBE-së me Afganistanin, siguria globale e ushqimit, shfrytëzimi i energjive të reja dhe rigjeneruese dhe ngjashëm. 

Z.Vlladimit Gjorçev do ta prezantojë propozim-rezolutën me temë: "Mbrojtja e popullatës vulnerabile nga trafikimi joligjor me njerëz", të prashtruar nga kongresisti z. Kristofer Smit, shef i delegacionit të SHBA-së në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së.

Në mbledhjen e Forumit Mediteran, me fokus në Partneritetin Mediteran të OSBE-së, pritet pjesëmarrje të delegacionit nga parlamentet e vendeve të Lindjes së Afërt dhe Afrikës Veriore, për herë të parë pas zgjedhjeve demokratike të mbajtur në Tunis dhe Egjipt. 

Asamblenë Parlamentare të OSBE-së e përbëjnë 320 parlamentare nga 56 vende të Evropës, Azisë qendrore dhe Amerikës Veriore. Kuvendi siguron forum për demokracinë parlamentare, mbikëqyrjen e zgjedhjeve dhe përforcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar për plotësimin e angazhimeve lidhur me politikat, sigurinë, çështjet ekonomike, çështjet për të drejtat e njeriut dhe mjedisin jetësor. 

Click