Njoftimet



E enjte, 4 tetor 2012

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË MAQEDONISË NË CEREMONINË E VARRIMIT TË KRYETARIT TË KUVENDIT TË KROACISË, Z.BORIS SHPREM

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga nënkryetarja znj.Svetllana Jakimovska, në përbërje me: Fijat Canovski, kryetar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Kroacisë dhe z.Talat Xhaferi, anëtar i Grupit parlamentar për bashkëpunim me Parlamentin e Kroacisë, sot do të jetë prezent në varrimin e kryetarit të Kuvendit të Kroacisë, z.Boris Shprem.

Kufoma e kryetarit të Kuvendit të Kroacisë, z.Boris Shprem do të ekspozohet në varrezat qytetare në Mirokoj, Zagreb, nga ora 7:30 deri 11:30. 

Nënkryetarja znj.Svetllana Jakimovska do të nënshkruhet në librin e ngushëllimit në Kuvendin e Kroacisë.

Varrimi i kryetarit të Kuvendit të Kroacisë, z.Boris Shprem do të bëhet në ora 12:00 në varrezat qytetare në Mirokoj, Zagreb. 

Click