Njoftimet



E premte, 9 mars 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETIT ANTONIO MILLOSHOSKI NË KONFERENCËN NË KOPENHAGË

Kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Antonio Milloshoski, prej 11 deri 12 mars, do të merr pjesë në Konferencën e kryetarëve të komisioneve për punë të jashtme të shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian - KOFAK, që do të mbahet në Kopenhagë, Danimarkë.

Në konferencën, në të cilën do të diskutohet për çështjet aktuale me të cilat ballafaqohet Bashkimi Evropian dhe NATO-ja, për fjalë do të paraqitet përfaqësuesja e punëve të jashtme dhe politikës së sigurt të BE-së, znj. Ketrin Eshton, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, z. Anders Fog Rasmunsen, ministri i Punëve të Jashtme i Danimarkës, z. Vili Sovndall, si dhe kryetari i Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Danimarkës, z. Jepe Kofod. 
 

 

Click