Njoftimet



E hënë 23 prill 2012 
 
PJESËMARRJA E DEPUTETIT HAJRULLA MISINI NË KONFERENCËN NË KOPENHAGË

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, prej 22 deri 24 prill, do të merr pjesë në Konferencën në nivel të kryetarëve të komisioneve për çështje evropiane te shteteve-anëtare të Bashkimit Evropian - KOSAK, që do të mbahet ne Kopenhagë, Danimarkë.

Në konferencën, në të cilën do të diskutohet për çështjet aktuale me të cilët ballafaqohet Bashkimi Evropian, do të paraqiten për fjalë: kryetari i Komisionit Evropian, z. Hoze Manuell Baroso, kryeministrja e Danimarkës, znj. Hele Toring-Shmit, komisari i tregut të brendshëm dhe shërbimeve, z. Majkll Barnier, komisari i mjedisit jetësor, z. Janez Potoçnik si dhe kryetari i Parlamentit danez, z. Mogens Liketof.

Click