Njoftimet



E hënë 23 prill 2012

PJESËMARRJA E DEPUTETIT TALAT XHAFERI NË KONFERENCËN NË TIRANË

Deputeti Talat Xhaferi, shef i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, nga 22 deri 24 prill 2012, merr pjesë në Konferencën e organizuar nga Parlamenti i Republikës së Shqipërisë, e cila mbahet në Tiranë.

Tema në konferencën është "Mbrojtja e mençur në Evropën Juglindore", ndërsa në të janë ftuar vendet nga Evropa juglindore. Qëllimi i konferencës është që pjesëmarrësit t'i shqyrtojnë mundësitë për implementimin e Mbrojtjes së mençur, konceptin e ri të NATO-s, në nivel nacional, multilateral dhe rajonal, në kuadër të Evropës juglindore.

Në konferencën fjalime do të mbajnë: kryetarja e Parlamentit të Republikës së Shqipërisë, kryetari i Qeverisë së Republikës së Shqipërisë, z.Sali Berisha, zëvendëssekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe kryetari i Kuvendit parlamentar i NATO-s, z.Karl Llamers.
 

 

Click