Njoftimet



E mërkurë, 12 shtator 2012

PJESËMARRJA E NËNKRYETARIT JANI MAKRADULI NË KONFERENCËN BOTËRORE PËR E-PARLAMENTIN

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe anëtar i Delegacionit të Unionit Interparlamentar (UIP), z.Jani Makraduli, do të merr pjesë në Konferencën Botërore për e-parlamentin, e cila do të mbahet nga 13 deri 15 shtator 2012 në Romë, Itali.  

Në Konferencën, e cila është në organizim të Unionit Interparlamentar dhe Kombeve të Bashkuara, pritet pjesëmarrje të përfaqësuesve të lartë të parlamenteve, organizatave ndërkombëtare dhe ekspertëve nga sfera e teknologjive informatike dhe të komunikimit në parlamentet.

Pjesëmarrësit në Konferencë do të diskutojnë për statusin e TIK në parlamentet, lirinë e qasjes në informatat, ndikimin e teknologjisë mbi transparencën dhe llogaridhënien e parlamenteve, novacionet në komunikimin parlamentar, sfidat nga mediat e rinj për parlamentet dhe deputetët dhe ngjashëm. 

Nënkryetari z. Jani Makraduli do të kryesojë me sesionin punues me temë:  "Prioritetet dhe vlerat nga informatat e arritshme për nxitjen e transparencës më të madhe të parlamenteve".

Në kuadër të Konferencës do të mbahet edhe shënimi i 15 Shtatorit - Dita ndërkombëtare e Demokracisë. 

Click