Njoftimet



E mërkurë, 3 tetor 2012

PJESËMARRJA NË FORUMIN BARAZIA GJINORE - ÇFARË BËJNË NË KËTË DREJTIM PARLAMENTET E BASHKIMIT EVROPIAN

Në organizim të Komisionit për të drejtat e grave dhe barazisë gjinore dhe Grupit të nivelit të lartë për barazi gjinore në Parlamentin evropian, më 3 tetor 2012 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës mbahet Mbledhje e përbashkët dedikuar "Barazisë gjinore" - çfarë bëjnë në këtë drejtim Parlamentet e Bashkimit Evropian"? 

Në këtë forum janë ftuar të marrin pjesë kryetarët dhe anëtarët e komisioneve relevante në parlamentet nacionale. 

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë ngjarje do të merr pjesë znj.Svetllana Mazgalloska-Vuçetiq, anëtare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave. 

Mbledhja e përbashkët që do të zhvillohet në dy sesione të punës, ka për qëllim të hapë debat të gjerë ndërmjet europarlamentarëve dhe deputetëve nga parlamentet nacionale të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian dhe vendeve aspiruese, të cilët punojnë në çështjet e barazisë gjinore. Debati është fokusuar në çështjet lidhur me barazinë gjinore dhe se si ato zgjidhen në legjislacionet e shteteve të caktuara, cilat aktivitete ndërmerren në planin e promivimit të barazisë gjinore, si në nivel politik, ashtu edhe në nivel operativ, si dhe për atë cilët aktivitete ndërmerren në promovimin dhe avancimin e barazisë gjinore. 

Pritet shkallë e lartë e pjesëmarrjes së parlamentarëve të ftuar nga parlamentet nacionale, si dhe nivel i lartë i fjalimeve të eurodeputetëve, ekspertëve të njohur dhe pjesëmarrësve tjerë të afirmuar të cilët japin kontribut të veçantë në këtë sferë.   

Click