Njoftimet



E hënë, 15 tetor 2012

PJESËMARRJA NË KONFERENCËN E 48-TË TË KOSAK

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Hajrulla Misini, më datën 14-16 tetor 2012, do të merr pjesë në Konferencën e 48-të të komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian - KOSAK, e cila nën kryesinë e BE-së të Republikës së Qipros mbahet në Nikozi.

Në Konferencën, në të cilën marrin pjesë kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për çështje evropiane të vendeve-anëtare dhe vendeve-kandidate për anëtarësim në BE, do të diskutohet për prioritetet e kryesisë së Qipros me BE-në, furnizim të sigurt me energji, si dhe për Strategjinë Evropa 2020, në lidhje me mundësitë për dalje nga kriza ekonomike në BE.

Në kuadër të konferencës fjalim do të mbajë edhe zëvendëskryetari i Komisionit Evropian, z. Marosh Shevqoviq me temë:  "Evropa më tepër në realitet" - nga fjala në vepër.

Click