Njoftimet



E premte , 27 janar 2012

PJESËMARRJA NË KONFERENCËN E KRYETARËVE TË KOMISIONEVE PËR ÇËSHTJE EVROPIANE TË VENDEVE-ANËTARE TË BE-SË - KOSAK 

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, do të marrë pjesë në Konferencën e kryetarëve të Komisioneve për Çështje Evropiane të vendeve-anëtare të BE-së - KOSAK më 29-30 janar 2012, në Kopenhagë, e organizuara nga Kryesia daneze.

Në Konferencë do të zhvillohet debat për dimensionet parlamentare të krizës ekonomike evropiane, ku në këtë konferencë do të marrin fjalë: eurokomisari për marrëdhënie të brendshme institucionale dhe administratë, z. Marosh, Shefoviq, kryetari i Parlamentit danez, z. Mogens Lluketof, si dhe komisarja për ndryshime klimatike, znj. Koni Hedergard, e cila do të diskutojë lidhur me Politikën klimatike dhe energjetike 2020.

 

Click