Njoftimet



E enjte, 1 mars 2012

PJESËMARRJA NË KONFERENCËN NË BEOGRAD

Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Llubisav Ivanov - Xingo dhe kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z.  Marjanço Nikollov, më 3 mars 2012, në Beograd, Republika e Serbisë, do të marrin pjesë në Konferencën, në të cilën do të zhvillojnë diskutim me temë "Roli i parlamenteve në procesin e caktimit të prioriteteve:  Shkurtimi i shpenzimeve publike ose stimulimi i ekonomisë". 

Konferenca është në organizim të Kuvendit nacional të Republikës së Serbisë, Institutit për shkenca ekonomike nga Beogradi, Republikës së Serbisë dhe Fondacionit "Fridrih Ebert".

Në Konferencën do të marrin pjesë përfaqësues të lartë të qeverive dhe parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfaqësues të CEFTA dhe përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare financiare dhe të institucioneve tjera.

Click