Njoftimet



E mërkurë, 6 qershor 2012  

PJESËMARRJA NË MBLEDHJEN E DHJETË TË KOMITETIT TË PËRZIER PARLAMENTAR - REPUBLIKA E MAQEDONISË DHE BASHKIMI EVROPIAN NË BRUKSEL

Në pajtim me Marrëveshjen për Asociim dhe Stabilizim të Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian dhe sipas Rregullores të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian, mbledhja e 10-të e Komitetit do të mbahet më 7 qershor 2012 në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës.

Në këtë mbledhje, nga Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin e Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian do të marrin pjesë: z.Kenan Hasipi, kryetar i Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Komitetin Parlamentar për Stabilizim dhe Asociim (bashkëkryesues i këtij Komiteti), z.Andrej Petrov, nënkryetar i delegacionit (zëvendësbashkëkryesues i Komitetit), znj.Sillvana Boneva, z.Antonio Milloshoski, z.Arben Llabenishta, anëtarë të delegacionit dhe z.Bekim Fazliu, zëvendësanëtar.

Në Mbledhjen e dhjetë pritet të shqyrtohen më shumë çështje lidhur me raportet e Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian, situatën aktuale politike në shtetin në kontekst të fillimit të dialogut aderues në nivel të lartë, situatën ekonomike në vend, si dhe menaxhimin me hedhurina dhe burime alternative të energjisë me theks mbi mundësitë për shfrytëzim më të madh të fondeve paraaderuese të Bashkimit Evropian.


 

Click