Njoftimet



E hënë, 23 janar 2012

PJESËMARRJA NË SEANCËN E JANARIT TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Nga sot deri më 27 janar 2012 në Strazburg, Francë, u mbajt seanca e rregullt e janarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Në punën e AP-së të KE-së dhe trupave të saj, do të marrin pjesë shefi i Delegacionit, z. Aleksandar Nikollovski, si dhe zëvendësanëtarët: znj. Sonja Mirakovska dhe z. Imer Aliu

Pikat e rendit të ditës për të cilat do të diskutohet në Asamblesë Parlamentare do të jenë: efektiviteti i Konventës evropiane për të drejtat e njeriut, avancimi i të drejtave të grave, funksionimi i institucioneve demokratike në Bosnjë dhe Hercegovinë, respektimi i obligimeve dhe angazhimeve nga ana e Serbisë të ndërmarrë gjatë pranimit të Këshillit të Evropës, dhe si pikë urgjente e rendit të ditës propozohet diskutimi për Federatën ruse ndërmjet të dy cikleve të zgjedhjeve. 

Kandidatët e që do të paraqiten për fjalë në këtë seancë janë: kryetari i Finlandës, znj. Tarja Hallonen; kryeministri i Mbretërisë së bashkuar i Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, z. Dejvid Kameron; ministri i punëve të Jashtme i Geruzisë, z.   Grigor Vashadze; ministri i Evropës, Punëve të Jashtme dhe Komonvelti i Mbretërisë së Bashkuar, z. Dejvid Lidington, në funksion të kryesuesit me Komitetin e ministrave etj. 

Në këtë seancë do të zgjidhet edhe komisari e ri për të drejtat e njeriut, ndërmjet kandidatëve nga Belgjika, Holanda dhe Latvia.

 
 
 
 

 

Click