Njoftimet



E mërkurë, 14 nëntor 2012

PJESËMARRJA NË SEMINARIN PARLAMENTAR ME TEMË: "MBROJTJA E TE DREJTAVE TË NJERIUT DHE GJENDJA E GRAVE DHE FËMIJËVE" NË BRUKSEL

Ne organizim të Drejtorisë për Politikë të Jashtme, përkatësisht Seksionit për Marrëdhënie me Parlamentet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, më 14 dhe 15 nëntor 2012, në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës, mbahet Seminar parlamentar me temë: "Mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe gjendja e grave dhe fëmijëve".

Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në ketë ngjarje do të marrin pjesë deputetët:  znj.Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, z.  Antonio Milloshoski, kryetar i Komisionit për Politike të Jashtme, z. Gordian Georgiev, anëtar i Komisionit të Përhershëm Anketues për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Qytetarit dhe znj.Hajrie Misini, anëtare e Komisionit Kushtetues. 

Seminari do të zhvillohet në dy sesione pune, ku do të marrin pjesë europarlamentarë eminentë të cilët punojnë në komisionet e Parlamentit Evropian për Barazi Gjinore, Politikë të Jashtme, Çështje Ekonomike dhe Sociale dhe në nënkomisionin për të drejtat e njeriut, si dhe përfaqësues nga parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  Seminari ka për qëllim të nxitë debat më të gjerë ndërmjet europarlamentarëve dhe parlamentarëve nga parlamentet nacionale për këto çështje. 

Pritet shkallë e lartë e pjesëmarrjes së parlamentarëve nga parlamentet e ftuara nacionalë, si dhe shkallë e lartë e fjalimeve nga europarlamentarët, ekspertët dhe pjesëmarrës me renome dhe pjesëmarrës tjerë të afirmuar të cilët kanë kontribut të veçantë në këtë sferë.  

Click