Njoftimet



E enjte, 23 shkurt 2012

PJESËMARRJA NË SEMINARIN PARLAMENTAR NË SARAJEVË

Në organizimin e Parlamentit Evropian dhe Këshillit për bashkëpunim rajonal, më 23 dhe 24 shkurt 2012, në Sarajevë, Federata e Bosnjës dhe Hercegovinë, mbahet Seminari Parlamentar me temë: "Sfidat në sferën e mbrojtjes së mjedisit jetësor dhe aktivitetet e ardhshme". 

Në këtë seminar, nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë, do të marrin pjesë deputetët: z. Rexhail Ismaili, kryetar i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, znj. Ane Llashkoska, z. Rejhan Durmishi dhe z. Borçe Stavrov, anëtarë të Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji. 

Në këtë seminar janë ftuar deputetë nga parlamentet e Ballkanit Perëndimor dhe Parlamenti Evropian, në të cilin do të shtjellohen çështje nga sfera e mbrojtjes së mjedisit jetësor në më shumë aspekte: kontaktet e parlamentarëve me OJQ dhe grupet e interesuara në sferën e ekologjisë, ngritja e vetëdijes publike për mbrojtjen e mjedisit jetësor, roli i komisioneve parlamentare në aproksimacionin dhe implementimin e legjislacionit evropian nga kjo sferë, strategjia e Bashkimit Evropian për Rajonin e Danubit, Bashkimi Evropian në strategjinë për zvogëlimin e dioksid karbonit në ekonominë deri në vitin 2050 dhe transformimin e gjelbër të Bashkimit Evropian.  

Gjithashtu, parlamentarët do të kenë mundësi burimore, bashkërisht me europarlamentarë, me përfaqësues të Komisionit Evropian, ekspertë dhe përfaqësues të Këshillit Rajonal për bashkëpunim, të diskutojnë edhe për aktivitetet e EBRD në projektet ekologjike në rajon, si dhe për gjendjen aktuale në sferën e transpozicionit dhe implementimit të korpusit evropian të direktivave në legjislacionet e vendeve të Ballkanit Perëndimor.  

 

Click