Njoftimet



E enjte, 23 shkurt 2012

PJESËMARRJA NË SESIONIN DIMËROR TË ASAMBLESË PARLAMENTARË TË OSBE-SP

Nga 23 deri 24 shkurt 2012 në Vjenë, Austri, do të mbahet Sesioni dimëror në Asamblenë Parlamentare të OSBE-së, ku do të marrin pjesë deputetët: z. Safet Bishevac dhe z. Vlladimir Gjorçev, anëtarë të Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në Asamblenë Parlamentare të Organizatës për siguri dhe bashkëpunim në Evropë.

Në agjendën e këtij kryesimi në tre komitetet e përgjithshme të AP të OSBE-së, do të shqyrtohen ngjarjet aktuale në OSBE, me anë të parashtrimit të pyetjeve dhe dhënies së përgjigjeve.

Gjithashtu, do të diskutohet për Ardhmërinë e kontrollimit të armëve konvencionale në sferën e OSBE-së dhe për sesionin e ardhshëm vjetor të AP të OSBE-së, që do të mbahet nga 5 deri 9 korrik 2012 në Monako, me temë: OSBE-ja: Rajon i ndryshimeve.

Pjesëmarrësve në këtë sesion, me fjalime përshëndetëse to t'u adresohen: z. Petros Eftimiu, kryetar i AP të OSBE-së, znj. Barbara Pramer, kryetare e Parlamentit të Austrisë, ambasadori Llamberto Zanieri, sekretar i përgjithshëm i OSBE-së. 

Click