Njoftimet



E martë, 24 korrik 2012  

VENDOSJA E KURORËS ME LULE TË FRESKËTA PARA PËRMENDORES SË VIKTIMAVE NGA TËRMETI

Me rastin e shënimit të 49 vjetorit nga tërmeti katastrofal në Shkup, Delegacioni i Kuvendit, e udhëhequr nga z.Jani Makraduli, nënkryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, më 26 korrik 2012, (e enjte), në ora 10.00 do të vendosë kurorë me lule të freskëta para përmendores së viktimave nga tërmeti.

Në përbërje të Delegacionit do të jenë edhe deputetët: z.Vlladimir Gjorçev, z.  Mevmet Xhemajllovski, z.Goran Misovski dhe z.Bllagoja Stojanovski.

Click