Njoftimet



E hënë, 9 janar 2012

VIZITA ZYRTARE E KRYETARIT VELJANOSKI NË REPUBLIKËN E KOSOVËS

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski, më 10 janar 2012, do të realizojë vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës

Në përbërje të Delegacionit të cilin do ta kryesojë kryetari Veljanoski do të jenë edhe deputetët: z. Jani Makraduli, z. Talat Xhaferi, znj. Svetllana Karapetrova dhe z.  Bekim Fazliu, anëtar i Grupit për bashkëpunim të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Kosovës. 

Gjatë kohës së vizitës, kryetari Veljanoski do të realizojë takim me: kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi, me kryetaren e Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, si dhe takim me kryetarin e Qeverisë së Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaqi.

 

Click