Njoftimet



E martë, 23 korrik 2012

VIZITË STUDIMORE NË UASHINGTON 
 
Me ftesë të Partneritetit demokratik të Kongresit të SHBA-së (HFP), e në bashkëpunim me Institutin demokratik nacional (NDI) dhe Institutin republikan ndërkombëtar (IRI), në periudhën prej 23 deri 27 korrik 2012 do të realizohet vizitë studimore në Uashington, SHBA, e dedikuar për parlamentarë nga më shumë vende në botë. Nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në këtë vizitë studimore do të marrin pjesë deputetët: Ilija Dimovski, Aleksandar Spasenovski, Cvetanka Ivanova, Lençe Nikollovska, Marjanço Nikollov dhe Rexhail Ismaili

Në kuadër të programit të paraparë, parlamentarët do të kenë mundësi që të informohen mbi: strukturën dhe funksionet e komisioneve në Kongresin e SHBA-së; vendosjen e agjendës; rolin dhe rëndësinë e debateve mbikëqyrëse dhe debateve publike; hulumtimin profesional, shërbimet për përgatitjen dhe ndryshimin e ligjeve në komisione; marrëdhëniet e komisioneve me agjencitë nga pushteti ekzekutiv; rolin e kryesuesve të komisioneve; punën me mediat dhe publikun etj. Përveç mbikëqyrjes së debatit publik në komision dhe aktiviteteve të mbledhjeve, parlamentarët do të takohen me anëtarë aktual dhe ish anëtarë dhe të punësuar në Kongresin e SHBA-së, si dhe me përfaqësues nga komunitetet politike ndërkombëtare dhe donatore. 

Njëkohësisht, kjo vizitë studimore do t'u ndihmojë deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë t'i ndajnë përvojat e tyre për mënyrën e funksionimit të komisioneve në Kuvendin, metodat e punës, strukturën e komisioneve sipas Rregullores së Kuvendit, shqyrtimin e propozimeve ligjore, bashkëpunimin me pushtetin ekzekutiv, si dhe për sfidat me të cilat ballafaqohen në punën e përditshme. 


 

Click