Njoftimet



E mërkurë, 18 shtator 2013

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR KUNDËRVAJTJE

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive në mbledhjen e 64-të, do të mbajë Debat publik për Propozim-ligjin për kundërvajtje.

Debati publik do të mbahet më 20 shtator (e premte) 2013, në ora 11:00, në Sallën "Boris Trajkovski", në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, ftoi përfaqësues nga institucione dhe organizata të ndryshme të marrin pjesë në debat dhe t'i prononcojnë mendimet dhe qëndrimet e tyre lidhur me këtë Propozim-ligj.

Për informata plotësuese, kontaktojeni personin Gabriella Zbiliq - Këshilltare e Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive dhe atë në celularin: +389 71 259012; posta elektronike: g.spirkovska@sobranie.mk dhe kpolsis@sobranie.mk.

Click