Njoftimet



E premte, 20 shtator 2013

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT PËR TË DREJTAT E AUTORIT DHE TË DREJTAT E PËRAFËRTA 

Komisioni për Kulturë në mbledhjen e 20-të, do të mbajë debat publik për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta.

Debati publik do të mbahet më 26 shtator 2013 (e enjte), me fillim nga ora 10:00, në sallën "Boris Trajkovski" në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Kulturë, ftoi përfaqësues të organizatave, institucioneve, shoqatave dhe lidhjeve të ndryshme, të marrin pjesë në debat dhe të japin mendime dhe qëndrime të tyre për Propozim-ligjin.

Media juaj është e ftuar të marrë pjesë në debat dhe ta mbulojë ngjarjen.

Për informata plotësuese, kontaktojeni personin Ana Klimovska - këshilltare në Komisionin për Kulturë, celulari 071/378 832, posta elektronike  klimovskaana@hotmail.com

 
 

Click