Njoftimet



E hënë, 3 qershor 2013

DEBAT PUBLIK PËR PROPOZIM-LIGJIN PËR SHITJEN E TOKËS BUJQËSORE NË PRONËSI SHTETËRORE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave në mbledhjen e 31, do të mbajë Debat publik për Propozim-ligjin për shitjen e tokës bujqësore në pronësi shtetërore.

Debati mbikëqyrës do të mbahet më 4 qershor (e martë) 2013, me fillim në ora 11:00, në sallën e Komisionit Kushtetues, në godinën e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, ftoi përfaqësues të organizatave, institucioneve, shoqatave dhe lidhjeve të ndryshme, të marrin pjesë në debatin dhe të japin mendime në lidhje me këtë Propozim-ligj.

Për informata plotësuese kontaktojeni personin Danço Janevski - udhëheqës seksioni dhe këshilltar i Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave dhe atë në telefonin fiks: +389 2 3182-409; celular: +389 70 396-915; posta elektronike:  d.janevski@sobranie.mk и kzemjod@sobranie.mk.

 

Click