Njoftimet



E martë, 22 janar 2013

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SESIONIN E RREGULLT DIMËROR TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Nga 21 deri në 25 janar 2013 në Strazburg, Francë, mbahet sesioni i rregullt dimëror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

Temat për të cilat do të diskutohet në këtë sesion do të jenë gjendja në Kosovë, liria e mediave në Evropë, efikasiteti i Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Konventa e ardhshme e Këshillit të Evropës për parandalimin e tregtisë ilegale me organe të njeriut, dialogu pasmonitorues me Bulgarinë, si dhe gjendja humanitare në zonat e konfliktit dhe zonat e përfshirë nga lufta ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë.   

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës do të debatojë edhe për dy pikat urgjente dhe atë për ngjarjet e fundit në Mali dhe Algjeri dhe kërcënimet për sigurinë dhe të drejtat e njeriut në rajonin mediteran, si dhe për migrimet dhe azilin dhe tensionet në Mediteranin lindor të cilët janë vazhdimisht në rritje.  

Në sesionin fjalime do të mbajnë: Kryetari i Gjeorgjisë, z.Mihail Saakashvili, komisari për zgjerim dhe politikë të fqinjësisë i Komisionit Evropian, z.Shtefan File, ministrja e Drejtësisë e Italisë znj.Paolla Severino, ndërsa ministri i Punëve të Jashtme të Andorrës z.Gilbert Saboja do të paraqitet në cilësi të kryesuesit me Komitetin e ministrave. 

Zakonisht në sesionin dimëror para deputetëve të Asamblesë Parlamentare do të mbajë fjalim Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, z.Trnbjorn Jaglland. 

Click