Njoftimet



E hënë, 24 qershor 2013

PJESËMARRJA E DELEGACIONIT TË KUVENDIT NË SESIONIN E AP TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Në pjesën e tretë të sesionit të rregullt për vitin 2013 të AP të Këshillit të Evropës, që do të mbahet nga 24 deri 28 qershor 2013 në Strasburg, Republika e Francës, do të marrë pjesë Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në AP të KE, në përbërje: z. Aleksandar Nikolloski, shef, z. Agor Ivanovski dhe znj. Ermira Mehmeti Devaja, anëtarët, z. Aleksandar Spasenovski dhe z. Imer Aliu, zëvendësanëtarët

Në këtë sesion do të shqyrtohen më shumë çështje dhe raporte, ndër të cilat edhe Propozim-raporti për dialogun pasmonitorues me Republikën e Maqedonisë, pastaj propozimi të hapet procedura e monitorimit me Hungarinë, propozim-protokolli nr.16 i Konventës për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe lirive themelore, ndarjen e përgjegjësisë politike dhe penale, situatën e Lindjes së Afërt, evalvimin e partneritetit, korrupsionin si kërcënim për sundimin e së drejtës, qasje të barabartë në mbrojtjen shëndetësore, diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, si dhe çështje tjera. 

Në sesionin e qershorit pritet që parlamentarëve t'u adresohet z. Martin Shullc, kryetar i Parlamentit Evropian dhe z. Edvard Nallbandan, ministër i Punëve të Jashtme të Armenisë, bashkëkryesues me Komitetin e Ministrave të KE-së, ndërsa gjatë sesionit do të kryhet zgjedhje e studimeve për Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut nga Islanda, Lituania dhe Republika e Sllovakisë.  

Click