Njoftimet



E hënë, 22 prill 2013

PJESËMARRJA NË ASAMBLENË PARLAMENTARE TË KËSHILLIT TË EVROPËS

Sesioni i rregullt pranveror i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës do të mbahet nga 22 deri më 26 prill në Strazburg, Francë. Në sesionin do të marrë pjesë delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në përbërje me shefin e delegacionit z.Aleksandar Nikollovski, dhe anëtarët znj.Ermira Mehmeti Devaja dhe z.Imer Aliu.

Në seancën plenare të AP të KE do të mbajnë fjalim katër kryetarë të shteteve dhe qeverive dhe atë kryetari i Gjermanisë z.Joakim Gauk, kryeministri i Gjeorgjisë z.Bindzina Ivanishvilli, kryeministri i Rumanisë z.Viktor Ponta dhe kryetari i Qeverisë së Andorrës z.Antoni Marti.  

Përveç kësaj, para deputetëve në Asamblenë Parlamentare do të mbajnë fjalim: ministri i Punëve të Jashtme i Andorrës z.Gilbert Saboja Sunje, në cilësi të kryesuesit me Komitetin e Ministrave, ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës, z.Didier Brukhallter, si dhe komisari për të drejtat e njeriut, z.Nill Muizhnieks, i cili do ta prezantojë raportin vjetor për vitin 2012.  

Temat që do të shtjellohen në këtë sesion do të jenë: Dialogu pasmonitorues me Turqinë, dhuna mbi komunitetet religjioze, lufta kundër turizmit seksual në të cilën janë involvuar fëmijë, si dhe baraspesha ndërmjet benefiteve dhe rreziqeve nga nanoteknologjia.   

Click