Njoftimet



E hënë, 30 shtator 2013

PJESËMARRJA NË SESIONIN E VJESHTËS TË ASAMBLESË PARLAMENTARE TË EVROPËS

Nga 30 shtatori deri më 4 tetor në Strasburg, Republika e Francës, mbahet rregullisht sesioni i vjeshtës i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, në të cilin merr pjesë delegacioni i APKE-së të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, i udhëhequr nga shefi i delegacionit, z. Aleksandar Nikolloski dhe anëtari z. Igor Ivanovski.

Në këtë sesion do të diskutohet për Raportin e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, për funksionimin dhe institucionet demokratike në Bosnjë e Hercegovinë, për progresin e procedurës për monitorim të asamblesë parlamentare, për sigurinë nacionale dhe qasjen në informatat, për aktivitetet e Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, për të drejtat e fëmijëve për integritet fizik, për sigurinë e ushqimit, për diskriminimin e personave të vjetër në tregun e punës dhe për përforcimin e institucionit ombudsman në Evropë. Si çështje urgjente, në rend dite janë gjendja në Siri dhe Agjenda për të drejtat e njeriut e Bashkimit Evropian.

Në sesion do të mbajë fjalim Presidenti i Moldavisë, z. Serzh Sarksian, Presidenti i Serbisë, z. Tomisllav Nikoliq dhe Presidenti i Dumës rudse, z. Sergej Narishkin. 

Gjatë sesionit janë paraparë më shumë takime bilaterale me delegacione tjera, ndër të cilat më i rëndësishëm është takimi me delegacionin e Kanadasë i caktuar për 2 tetor.

Këtë vit do të ndahet edhe çmimi për kontribut të dalluar për mbrojtjen e të drejtave të njeriut "Vacvall Havell".

 

Click