Aktivitetet



E hënë, 25 nëntor 2013

BASHKËPUNIMI NDËRPARLAMENTAR DUHET TË JETË PJESË VITALE NË PROCESIN EUROINTEGRUES 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, u mbajt konferenca e tetë e komisioneve parlamentare për çështje evropiane/eurointegrime të shteteve të përfshire në procesin e stabilizim-asociimit nga Evropa juglindore - KOSAP.

Konferencën e hapi z. Hajrulla Misini, kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Ai theksoi se mbajtja e Konferencës është dëshmi e qartë se bashkëpunimi ndërparlamentar i vendeve nga rajoni shënon progres, me çka praktikisht realizohen rekomandimet e Agjendës së Selanikut. Mbajtja e KOSAP-it paraqet edhe një mundësi që të dërgohet porosi deri te BE-ja se procesi i ardhmërisë sonë është në familjen evropiane, ku edhe bëjmë pjesë gjeografikisht.

"Bashkëpunimi ndërparlamentar duhet të jetë pjesë vitale në procesin eurointegrues dhe përfshirja e parlamenteve nacionale pasqyron demokracinë dhe sundimin e së drejtës. Këtu me rëndësi të veçantë është përforcimi i kontakteve të parlamenteve nacionale me shoqërinë civile, punëtorët shkencorë, organizatat joqeveritare, si dhe me qytetarët që duhet të përkrahin këtë proces", theksoi z. Misini.

Fjalim përshëndetës në Konferencë kishte edhe znj. Svetllana Jakimovska, nënkryetare e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë.

"Një nga principet për anëtarësim të plotfuqishëm në BE është bashkëpunimi rajonal.  Sipas meje, mbledhja e sotme e Komisioneve parlamentare për Çështje Evropiane është pikërisht në atë drejtim dhe jam e bindur se me sesionin e sotëm dhe konkluzionet që do t'i miratojmë, do të jepet kontribut i rëndësishëm për zhvillimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në rajonin dhe për stabilitetin e tij dhe për ardhmërinë evropiane", theksoi nënkryetarja Jakimovska.

Gjatë ditës, derisa zgjati Konferenca, u zhvillua debat për katër tema:

  1. Roli i parlamenteve nacionale dhe komisioneve parlamentare për çështje evropiane për shfrytëzimin më të mirë të Instrumentit për ndihmë paraaderuese - IPA 2 (2014-2020); 
  2. Liberalizimi i vizave? 
  3. Funksionimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë të Evropës Qendrore - CEFTA, përvojat dhe sfidat; 
  4. Si të jemi më afër BE-së?

Në fund të Konferencës, u miratua Deklarata përfundimtare. 

Click