Aktivitetet



E martë, 17 dhjetor 2013

BOTIMI FESTIV I BULETINIT TË KPP

Në vigjilje të 4-vjetorit të botimit të Buletinit, doli botimi festiv i Buletinit të Komitetit të Përzier Parlamentar - Republika e Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian.  Me atë rast, bashkëkryesuesi Kenan Hasipi, në emër të Delegacionit të KPP-së RM-BE dhe në emër të tij personal, eurodeputetëve u uroi shëndet të mirë dhe suksese në planin personal dhe profesional për vitin e ardhshëm. 

Në kartolinën e vitit të ri, bashkëkryesuesi Hasipi edhe njëherë si retrospektivë për vitin e kaluar nënvizoi proceset reformuese konkrete të cilat Republika e Maqedonisë i ndërmori në kuadër të Dialogut aderues të nivelit të lartë, organizimin e zgjedhjeve të drejta dhe konkurruese lokale, formimi i komisionit për hetimin e ngjarjeve të 24 dhjetorit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë , nënshkrimin e Memorandumit nga partitë politike për përmbushjen e qëllimit strategjik për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në BE dhe organizimin në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë me Procesin për bashkëpunim në Evropën Juglindore, në Konferencën në nivel të kryetarëve të parlamenteve në të cilën u bë një nxitje e fuqishme që procesi të institucionalizohet dhe të shndërrohet në organizatë e fuqishme parlamentare. Në rrugën drejt valorizimit të plotë të punës së bërë, z. Hasini kërkoi përkrahje nga kolegët e tij që përfundimisht të hapet ardhmëria evropiane për qytetarët e Maqedonisë.

Në këtë Buletin janë përfshirë fjalët më të rëndësishme nga vizita e kryetarit Veljanoski në Mbretërinë e Spanjës dhe nga takimet me kryetarët e Kongresit të Spanjës, z. Hesës Maria Posada Moreno dhe me kryetarin e Senatit, z. Pio Garsia Eskudero, në të cilat u theksuan marrëdhëniet e mira ndërmjet të dyja vendeve, u dha përkrahje aspiratave të Maqedonisë dhe vendeve të rajonit të aderojnë në NATO dhe BE dhe u përshëndet mënyra në të cilën vendi participon dhe kontribuon në Misionet e Aleancës. Gjithashtu, në Buletinin ka informatë për mbajtjen e Konferencës së tetë të komisioneve parlamentare për çështje evropiane/integrime të shteteve të përfshirë në procesin e stabilizim-asociimit të EJL - KOSAP, me të cilën edhe njëherë u vërtetua se bashkëpunimi ndërparlamentar i vendeve ecën përpara dhe se me atë praktikisht realizohen rekomandimet nga Agjenda e Selanikut. Ndër të tjerash, në Buletin është edhe pjesëmarrja e delegacionit të Kuvendit në përbërje me:  nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Suzana Saliu dhe deputetja znj. Cvetanka Ivanova në Parlamentin Evropian në Samitin vjetor "Gratë në parlamente - Forum global", ku u potencua se fryma e gruas parlamentare e avancon shoqërinë.

Numrin e fundit të Buletinit, si dhe numrat e kaluara, mund t'i lexoni në adresën si më poshtë:  http://www.sobranie.mk//mpk.nspx

ndërsa për informata më të hollësishme rreth aktiviteteve të KPP-së, klikoni në linkun vijues:
http://www.sobranie.mk/default-MK.asp?ItemID=B052DC5680964D41A79CCA558F2A68E4

Click