Aktivitetet



E enjte, 14 nëntor 2013

DEBAT PUBLIK ME TEMË: "SI TË ARRIJMË PËRKUJDESJE DHE TRAJTIM MË TË MIRË PËR PERSONAT QË JETOJNË ME HIV NË REPUBLIKËN E MAQEDONISË"

Komisioni për Shëndetësi, Komisioni për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Grupi ndërparlamentar për HIV në bashkëpunim me Asociacionin për edukim shëndetësor dhe hulumtim H.E.R.A., grupi punues i personave që jetojnë me HIV "Të bashkuar më të fuqishëm" dhe Instituti demokratik nacional mbajti debat publik me temë: "Si te arrijmë përkujdesje dhe trajtim më të mire për personat që jetojnë me HIV në Republikën e Maqedonisë" 

Përveç anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të komisioneve në debatin publik ishin të pranishëm anëtarët e Grupit parlamentar ndërpartiak për HIV në Republikën e Maqedonisë, përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, përfaqësues të Mekanizmit koordinues nacional për HIV dhe tuberkulozë, Komisioni Nacional për HIV/SIDË i Republikës së Maqedonisë, UNDP, OSHB, UNICEF, si dhe përfaqësues të shoqatave të qytetarëve fusha e punës e të cilëve janë programet dhe politikat për HIV.

Në debatin për fjalime përshëndetëse u paraqitën: z. Mende Dinevski, kryetar i Komisionit për Shëndetësi, znj. Liljana Popovska, kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe znj. Tanja Tomiq, kryesuese e Grupit parlamentar ndërpartiak për HIV në Republikën e Maqedonisë, ku pas këtyre fjalimeve përshëndetëse, vijues fjalimet e: z. Andrej Senih nga grupi punues i personave që jetojnë me HIV - Të bashkuar më të fuqishëm, z. Aleksandar Arnikov nga Ministria e Shëndetësisë, prof. dr. Xvonko Milenkoviq, koordinator nacional për HIV në Republikën e Maqedonisë, dr. Jovanka Kostovska, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, dr. Bertran Demulen, përfaqësues i UNICEF-it në Republikën e Maqedonisë dhe z. Bojan Jovanovski, drejtor ekzekutiv i Shoqatës H.E.R.A.

Pas diskutimit të detajuar për gjendjet dhe problemet e qytetarëve me HIV-infeksionin në të cilin morën pjesë anëtarët e komisioneve, deputetët, përfaqësuesit e institucioneve, organizatat ndërkombëtare dhe sektori joqeveritar, u propozua zbatim të konkluzioneve në vijim:

  1. Mund të konstatojmë se pothuajse pas një viti nga debati publik në Komisionin për Mundësi të Barabarta të Femrave dhe Meshkujve dhe Komisioni për Shëndetësi ka progres të dukshëm në drejtim të konkluzioneve nga debati publik të mbajtur më 13.12.2012. 
  2. I rekomandojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe komisionit nacional për HIV/SIDË që gjatë planifikimit të Programit për mbrojtje të popullatës nga HIV/SIDA të parashihen mjete të mjaftueshme për sigurimin e terapisë antiretroviruse dhe teste për monitorimin e infeksionit, përfshirë edhe barnat për linjë të tretë të terapisë, si dhe forma adekuate për mjekim të HIV te fëmijët, në bazë të përvojës nga furnizimi i realizuar publik, shpenzimeve të paraparë për ato barna që nuk janë furnizuar këtë vit, si dhe zmadhimit të paraparë i numrit të pacientëve që duhet të fillojnë me terapi. 
  3. I sugjerojmë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë që të vazhdojë me tendencën e zmadhimit të mjeteve për trajtim dhe parandalim të HIV/SIDËS, duke pasur parasysh se pas vitit 2016 Republika e Maqedonisë nuk ka të drejtë të donacioneve nga Fondi global. 
  4. Propozojmë t'i kushtohet më shumë vëmendje planifikimit të mirë të nevojave dhe të përmirësohet sistemi i monitorimit të rezervave të barnave, me qëllim që të ndalohet në kohë paraqitja e mangësive dhe ndërprerja e mundshme në terapinë e vazhdueshme. 
  5. Propozojmë që Qeveria, Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi i Sigurimit Shëndetësor ta shqyrtojë mundësinë për zgjidhjen e çështjes së trajtimit të HIV-infeksionit me vendosjen e barnave në listën pozitive. 
  6. Presim që të gjithë institucionet kompetente dhe OJQ-të që punojnë në këtë fushë t'i vazhdojnë dhe intensifikojnë aktivitetet për parandalimin dhe zbulimin e hershëm të HIV/SIDËS, si dhe për mënjanimin e paragjykimeve dhe njollës që i ndjek. 
  7. Këto konkluzione të dorëzohen te Ministria e Shëndetësisë, Fondi i sigurimit shëndetësor i Maqedonisë, Qeveria e Republikës së Maqedonisë, Asociacioni i edukimit shëndetësor dhe hulumtimit H.E.R.A., Grupi për përkrahje të personave që jetojnë me HIV - "Të bashkuar më të fuqishëm" dhe Instituti demokratik nacional.
Click