Aktivitetet



E enjte, 7 nëntor 2013, Bruksel

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINAR PËR TË RINJTË DHE PËR ARSIMIN NË BALLKAN

Delegacioni i Komisionit për Arsim, Shkencë dhe Sport i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, z. Aleksandar Spasenovski, në përbërje të të cilit janë deputetët: znj. Biljana Kazanxhiska, znj. Deshira Imeri dhe znj. Meral Uzeiri-Ferati, mori pjesë në seminarin parlamentar me temë "Të rinjtë dhe arsimi i Ballkanit", që u mbajtën në Parlamentin Evropian në Bruksel, më 6 dhe 7 nëntor 2013. 

Seminarin e hapi dhe me të kryesoi kryetari i Komisionit për Arsim dhe Kulturë të Parlamentit Evropian, znj. Doris Pak. Në fjalimin e rastit para delegacioneve të komisioneve për arsim të parlamenteve të Serbisë, Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Kosovës dhe Turqisë, znj. Pak foli për iniciativën më të re të BE-së për përmirësimin e dialogut politik në rajon për bashkëpunim në kuadër të politikave të BE-së në sferën e arsimit dhe shkencës. Kjo iniciativë, e cila bazohet në studim, në të cilin identifikohen rezultatet kryesore të politikave arsimore në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe të Turqisë, dhe do të prezantohen në seminarin rajonal të cilin e organizon Komisioni Evropian e që do të mbahet në Ohër më 19 dhe 20 nëntor 2013.  

Në kuadër të temave në seminar, prezantuam reformat në arsim në të gjitha shkallët e arsimit në Republikën e Maqedonisë. Theksi u vendos në reformat e arsimit dhe trajnimit profesional dhe në arsimin inkluziv, për të cilin ekspertët evropianë theksuan se paraqet shembull të vetëm në rajon në aspekt të qasjes bilaterale në institucionet parashkollore që do të mundësojë tolerancë ndërmjet fëmijëve të moshës më të hershme. 

Në aspekt të standardeve evropiane për arsim të lartë, nga ana jonë u konstatuan mangësitë e Deklaratës së Bolonjës, në pjesën e sistemit për transfer kredish dhe pasqyrimi mbi cilësinë e arsimit, gjë që është temë aktuale jo vetëm në kuadër evropian, por edhe në rrethet akademike maqedonase. 

Vlerësim i përbashkët i pjesëmarrësve në seminarin ishte nevoja për aktivitet të vazhdueshëm parlamentar për realizimin e politikave të përcaktuara qeveritare në sferën e arsimit..

Click