Aktivitetet



E martë, 26 nëntor 2013, Bruksel

DELEGACIONI I KUVENDIT NË SEMINARIN PARLAMENTAR PËR NDIKIMIN E KRIZËS EKONOMIKE GLOBALE 

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në përbërje me: znj. Vlladanka Aviroviq, kryetare e Komisionit për Çështje Ekonomike dhe anëtarët e Komisionit: z.  Nikollçe Acevski, z. Dragan Cuklev dhe Julieta Marku, marrin pjesë në seminarin në Parlamentin Evropian në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës me temë: "Kriza ekonomike dhe ndikimi i politikës së Bashkimit Evropian mbi vendet në procesin e zgjerimit". 

Ngjarja është në organizim të Drejtorisë për politikë të jashtme, përkatësisht Seksionit për marrëdhënie me parlamentet e vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Seminarin e hapi z. Marino Balldin, anëtar i Komisionit për Çështje Ekonomike dhe Monetare. Në fjalimin e tij ai theksoi rëndësinë e procesin të integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, përmirësimin e komunikimeve dhe bashkëpunimit të vendeve të Evropës Juglindore, shfrytëzimin e përvojave të vendeve të rajonit të cilat paradokohe u inkuadruan në BE në shfrytëzimin e fondeve paraaderuese. U theksua se fondet mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes ekonomike të këtyre vendeve.

Z. Marcin Zagolla nga Komisioni Evropian u përqendrua në sundimin ekonomiko-evropian. Ai theksoi se kriza ekonomike ishte paralajmërim për vendet për politikat ekonomike që i zhvillojnë ata.

Kriza bëri që të futen rregulla të cilat do ta rregullojnë dhe zvogëlojnë borxhin dhe deficitin. Për ato vende që nuk i aplikuan këto rregulla u futën masa për disiplinë financiare dhe u detyruan të paguajnë dënime financiare. U fut shtyllë preventive që paraqet një element i cili e definon politikën fiskale dhe përmban rregulla për ndihmë të vendeve që të mos e kalojnë deficitin prej 3%. 

Masa e dytë që u fut ishte përforcimi i rritjes afatgjate ekonomike. U fut institut i përbërë nga supervizorët nacionalë me mandat për supervizion të segmenteve të caktuara të tregjeve financiare.

Fjalime mbajtën edhe z. Petar Pollajnar nga Komisioni Evropian. Ai informoi për përmbushjen e kritereve për aderim në BE nga ana e vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe për ndikimin e krizës globale mbi ekonomitë e tyre. Kriza i zvogëloi shkallët e larta prej mbi 5% të cilat u realizuan para fillimit të saj. Nga vendet u kërkua që të përgatisin program strukturor gjithëpërfshirës. 

Në pjesën e menaxhimit financiar publik, u theksua nevoja për transparencë më të madhe të buxhetit dhe politika më të parashikueshme afatgjate fiskale. U krijua strategji rajonale nga vendet e Ballkanit Perëndimor 2010 për zmadhimin e konkurrencës së ekonomive të tyre. 

Gjithashtu, u potencua nevoja për përkushtim më të madh në realizimin e reformave ekonomike dhe përforcimin e rolit të parlamenteve nacionale.

Click