Aktivitetet



E premte, 22 nëntor 2013

DEPUTETËT MARJANÇO NIKOLLOV DHE VLLADANKA AVIROVIQ NË KONFERENCË NË MAL TË ZI

Kryetari i Komisionit për Financim dhe Buxhet, z. Marjanço Nikollov dhe kryetarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj.Vlladana Aviroviq morën pjesë në konferencë me temë: "Marrëdhëniet ndërmjet Institucioneve supreme të revizionit dhe Parlamenteve të vendeve-kandidate dhe kandidatëve potencial për anëtarësim në BE", që u mbajt më 18 dhe 19 nëntor 2013 në Przhno, Mal të Zi. 

Në konferencë u diskutua për rolet dhe përgjegjësitë e Parlamenteve, Qeverive dhe Institucioneve të larta revizore në mbikëqyrjen dhe kontrollin e shpenzimit të mjeteve financiare publike dhe u theksuan përvojat në ndërtimin e marrëdhënieve konstruktive dhe të qëndrueshme ndërmjet Parlamenteve dhe institucioneve të revizionit. 

Konferencën e hapi dhe me të kryesoi dr. Milan Daboviq, kryetar i Senatit në Institucionin shtetëror të revizionit të Malit të Zi, ndërsa fjalim hyrës kishin: z.  Zhelko Shturanoviq, nënkryetar i Parlamentit të Malit të Zi, z. Radoje Zhugiq, ministër i Financave të Malit të Zi dhe z. Milan Martin Cvikl, anëtar i Gjykatës Evropiane të revizorëve. 

Kryerevizori shtetëror i Republikës së Maqedonisë, znj. Tanja Tanevska, e prezantoi bashkëpunimin ndërmjet Entit shtetëror të revizionit dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë. 

Në Konferencë fjalim mbajtën edhe deputetët z. Marjanço Nikollov dhe znj. Vlladanka Aviroviq, të cilët e theksuan rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Entit shtetëror të revizionit dhe masat që merren për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet këtyre dy institucioneve. 

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, në pajtim me dispozitat e Ligjit për revizion shtetëror, në mbledhjen e Komisionit për Financim dhe Buxhet shqyrtohet Raporti vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror të revizionit dhe për të miratohen Propozim-konkluzione. Kuvendi i Republikës së Maqedonisë e shqyrton Raportin vjetor për revizionet e kryera edhe për punën e Entit shtetëror për revizion dhe për të miraton konkluzione.  Konkluzionet janë në drejtim të përkrahjes së kryerjes dhe avancimit të aktivititeteve të Entit shtetëror të revizionit në pajtim me standardet e Organizatës ndërkombëtare të institucioneve supreme të revizionit. Në pajtim me Ligjin për revizion shtetëror, në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, deputetëve u dorëzohen të gjithë raportet finale të ESHR për revizionin e kryer financiar, revizionin e harmonizimit dhe revizionin e suksesit. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Enti shtetëror për revizion kanë nënshkruar Memorandum bashkëpunimi, qëllim i të cilit është avancimi i bashkëpunimit në realizimin e kompetencave të fushëveprimit të të dyja institucioneve dhe vendosjen e raporteve të qëndrueshme profesionale, me çka do të zmadhohet efikasiteti i mbikëqyrjes së shpenzimit të mjeteve financiare publike. 

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë dhe Enti shtetëror i revizionit janë në komunikim të vazhdueshëm në drejtim të gjetjes së modelit adekuat për shqyrtimin e raporteve revizore finale, me çka do të arrihet efikasitet dhe efektivitet më i madh në zbatimin e rekomandimeve të dhënë në raportet revizore, gjë që do të ndikojë në mbikëqyrjen dhe kontrollin e shpenzimit të mjeteve publike financiare.

Click