Aktivitetet



E premte, 1 nëntor 2013

DORIS PAK E PËRKRAH EUROINTEGRIMIN E MAQEDONISË

Koordinatorja e Grupit parlamentar e VMRO-DPMNE-së, znj. Sillvana Boneva dhe deputetët: znj. Hristina Runçeva, z. Ilija Dimovski dhe z. Aleksandar Spasenovski, u takuan me znj. Doris Pak, deputete në Parlamentin Evropian dhe znj. Anja Çimek, përfaqësuese zyrtare e Fondacionit "Konrad Adenaurer".

Në fillim të takimit, znj. Boneva shprehu falënderim për vizitën në këtë çast kryesor për Republikën e Maqedonisë, kur vendi gjendet para një sfide të madhe dhe në pritje të datës për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pas pesë rekomandimeve të Komisionit Evropian për fillimin e negociatave dhe përmbushjes së kritereve të Kopenhagës, pritet që frustrimi i cili u paraqit ndërmjet popullit në Republikën e Maqedonisë, të ndërpritet në dhjetor. 

Gjithashtu, koordinatorja Boneva shprehu falënderim për përkrahjen e vazhdueshme për eurointegrimin e Maqedonisë, gjë që është në dobi jo vetëm të vendit, por edhe në dobi të të gjithë rajonit dhe BE-së. Eurodeputetja Doris Pak theksoi se dëshiron ta sheh Republikën e Maqedonisë në BE, njëkohësisht duke nënvizuar se duhet shfrytëzuar çfarëdo mundësie që do ta kishte zgjidhur çështjen e emrit.  

Në takimin, deputetët maqedonas i njoftuan mysafirët me situatën në Kuvend dhe në shtet në përgjithësi, duke theksuar se si shumicë parlamentare janë të disponuar për çfarëdo dialogu. U theksua se ngjarjet aktuale në sferën e gjyqësisë u përhapën në Kuvend. Në atë kontekst, znj. Doris Pak potencoi se nuk dëshiron të gjykojë dhe komentojë nga jashtë. Ajo ishte e bindur se doemos duhet të ekzistojë kulturë politike dhe se mund të shfrytëzohen shumë modele të funksionimit të Parlamentit nga vende të ndryshme evropiane. 

Në fund, znj. Boneva nënvizoi se Republika e Maqedonisë do të vazhdojë me reformat dhe me kultivimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore, njëkohësisht kërkoi që znj. Doris Pak dhe eurodeputetët tjerë, në kuadër të mundësive të tyre, të ndikojnë te pala greke që të pranojë bashkëpunim parlamentar me vendin tonë dhe në atë mënyrë deputetët të të dyja vendeve të ndihmojnë në tejkalimin e problemit.  

Click