Aktivitetet



E hënë, 2 dhjetor 2013

FRYMA E GRUAS PARLAMENTARE E AVANCON SHOQËRINË

Përfundoi Samiti vjetor "Femrat në parlamente - Forumi global" që u mbajt në Parlamentin Evropian, në Bruksel nga 27 deri më 29 nëntor 2013, në të cilin morën pjesë nënkryetarja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z.nj Suzana Saliu dhe deputetja Cvetanka Ivanova.

Në këtë Samit morën pjesë gratë parlamentare nga mbi 100 vende të botës ndër të cilat edhe femrat parlamentare të rajonit.

Pjesëmarrëset në Samit kishin mundësi të diskutojë për shumë tema të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me perspektivat e përbashkëta, dhe ishin pjesë e dialogut politik i cili e reflekton rolin e gruas në politikë në botën bashkëkohore.

Ky forum i pavarur dhe ndërkombëtar në vazhdimësi angazhohet për avancimin e shoqërisë, duke ndërtuar rrjet, përkatësisht lidhje të fuqishme ndërmjet grave parlamentare.

Në të gjitha diskutimet ishte theksuar se fryma e gruas parlamentare e avancon shoqërinë.

Folës dhe panelistë ishin nobelistë të ndryshëm, kryetar të qeverive, kryetar të kuvendeve, presidentë, eurokomesar, ministra, akademik, si dhe përfaqësues, përkatësisht, profile të larta të shoqërisë civile dhe filantrop.

Parlamentaret nga Maqedonia, nënkryetarja z.nj Suzana Saliu dhe z.nj Cvetanka Ivanova ndër tjerash, kishin takime me nënkryetaren e Parlamentit Evropian z.nj Izabela Durant, dhe z.nj Tarja Hallonen, ish presidente e Finlandës, si dhe me shumë parlamentare të botës dhe rajonit.

Deputetet nga Maqedonisë, z.nj Suzana Saliu dhe z.nj Cvetanka Ivanova, në mënyrë aktive morën pjesë në grupin punues "Të punojmë së bashku në luftën kundër korrupsionit", që në korniza të këtij samiti ishte organizuar nga "Transparency International“. 

Zonja Saliu, ndër tjerash theksoi se për luftë të suksesshme kundër korrupsionit nevojiten institucione të pavarura dhe të mëvetësishme me integritet, si dhe persona të cilët gëzojnë integritet moral dhe profesional.

Gjatë Samitit u ndanë edhe çmime për gratë më të njohura - lidere në botë.

Click