Aktivitetet



E martë, 3 dhjetor 2013

GJERMANIA E MBËSHTET EUROINTEGRIMIN E BALLKANIT PERËNDIMOR

Koordinatorja e Grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së, znj. Sillvana Boneva dhe deputetët: znj. Hristina Runçeva, z. Ilija Dimovski dhe z. Aleksandar Spasenovski, u takuan me z. Dejvid Xhejms Mekalister, kryetar i UKD-së në Saksoninë e poshtme dhe znj. Anja Çimek, përfaqësuese zyrtare e Fondacionit "Kondrad Adenauer". 

Të pranishmit shprehën kënaqësi nga takimi, si dhe për mundësinë për këmbim përvojash, gjithashtu shprehën falënderim ndaj Fondacionit "Konrad Adenauer", i cili i afron të dy vendet. 

Koordinatorja Boneva theksoi se pesë vite me radhë Republika e Maqedonisë merr rekomandim nga Bashkimi Evropian për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por për shkak të kontestit të emrit me Republikën e Greqisë, vendi ynë është para dyerve të BE-së.

Ajo i dërgoi lutje partisë simotër UKD dhe Gjermanisë si vend-anëtar dhe shtyllë e BE-së, në kuadër të mundësive të tyre, përmes Bundestagut, të bëjë presion të lejohet Republika e Maqedonisë ta realizojë procesin e negociatave dhe në një atmosferë më të relaksuar të zgjidhet çështja e emrit, duke shtuar se Greqia duhet ta respektojë e drejtën ndërkombëtare, aktgjykimin e Hagës dhe marrëveshjen e përkohshme. 

Z. Dejvid Xhejms Mekalister, i cili është kandidat për deputet në zgjedhjet e ardhshme të Parlamentit Evropian, i informoi deputetët maqedonas se është në vizitë në Rajonin, me ç'rast dëshiron të njoftohet me situatën në Maqedoni, si vend-kandidat për anëtarësim në BE. 

Ai gjithashtu nënvizoi se politika e zgjerimit të BE-së është se do të pranohen vetëm vendet të cilët plotësisht do të përmbushin kushtet dhe se BE-ja, nga përvoja me pranimin e hershëm të Bulgarisë dhe Rumanisë, tani është më e kujdesshme.

Prapëseprapë, ai ishte decid se Gjermani e mbështet integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor i cili është zemra e Evropës.

Ai e këshillon Maqedoninë që të vazhdojë në rrugën eurointegruese, t'i përmbushë rekomandimet dhe t'i realizojë reformat, ta përforcojë respektimin dhe tolerancën ndërpartiake dhe t'i zhvillojë marrëdhëniet e mira miqësore, ndërsa Gjermania do të zhvillojë politikë racionale lidhur me kontestin maqedonas-grek.
 
Deputetët maqedonas shfaqën shpresë se Gjermania do t'i ndërmarrë hapat e vërteta në interes të stabilitetit dhe sigurisë së Rajonit dhe se Maqedonia do të mbetet në fokusin e interesit të z. Mekalister edhe kur do të bëhet eurodeputet dhe presin lobimin e tij për Republikën e Maqedonisë në dhomën legjislative evropiane.

Click