Aktivitetet



E premte, 15 nëntor 2013, Beograd

KËMBIMI I PËRVOJAVE TË MIRA VEÇANËRISHT TË DOBISHME PËR KUVENDIN E MAQEDONISË DHE SERBISË

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë i udhëhequr nga kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Hajrulla Misini, në përbërje me: z. Malisha Stankoviq zëvendëskryetar i Komisionit për Çështje Evropiane dhe z. Gordan Georgiev anëtar i Komisionit për Çështje Evropiane, sot ishin mysafirë në Kuvendin popullor të Republikës së Serbisë. 

Në kuadër të vizitës u realizuan takime me z. Vlladimir Marinkoviq zëvendësanëtar i Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe Kontroll të Shpenzimeve të Mjeteve Publike nga Kuvendi popullor i Republikës së Serbisë, z. Vlladimir Marinkoviq anëtar i Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe Kontroll të Shpenzimeve të Mjeteve Publike nga Kuvendi popullor i Republikës së Serbisë, z. Karoj Shizik anëtar i Komisionit për Eurointegrime, z. Rajko Obrafoviq zëvendëskryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet dhe Kontroll të Shpenzimeve të Mjeteve Publike dhe znj. Sllavica Saviq anëtar të Komisionit për Turizëm, Energjetikë dhe Zhvillim Rajonal.
Në takimin u diskutua për mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë në plan politik, si dhe ne fushën e integrimeve euroatlantike, bashkëpunimit ekonomik, kulturës, arsimit dhe në sferat tjera.

Gjatë takimit kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane z. Hajrulla Misini e prezantoi përvojën e Republikës së Maqedonisë lidhur me mbikëqyrën e IPA fondeve. 

Të pranishmit në takim u pajtuan se marrëdhëniet e përgjithshme maqedonase-serbe janë në nivel më të lartë dhe karakterizohen me frymë të miqësisë tradicionale, mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit aktiv dhe se këmbimi i përvojave të mira ndërmjet të dy kuvendeve mund të jetë veçanërisht i dobishëm në të ardhmen.

Ky takim bilateral ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Serbisë është pjesë e aktiviteteve të Rrjetit parlamentar rajonal të komisioneve për financim dhe buxhet, çështje ekonomike dhe eurointegrime të financuar nga Fondacioni vestministër.
 
 

Click