Aktivitetet



E enjte, 21 nëntor 2013

MAQEDONIA SHEMBULL I MIRË PËR RESPEKTIMIN E TË DREJTAVE MINORITARE 

Kërkesa për azil në Gjermani dhe të drejtat e minoriteteve në Maqedoni, ishin në fokusin e takimit ndërmjet Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe Delegacionit të Komisionit për Punë të Brendshme të Kuvendit krahinor të Saksonisë.

Në fillim të takimit, z. Antonio Milloshoski, duke u falënderuar për vëmendjen të cilën Gjermani ia kushton këtij rajoni e veçanërisht Republikës së Maqedonisë, theksoi se të dy vendet kultivojnë tradicionalisht marrëdhënie miqësore. Në fjalimin hyrës, ai u fokusua në dy pika: prioritetet e politikës së jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe situata e politikës së brendshme në vend. Njëkohësisht  theksoi se vendi ynë është i orientuar drejt BE-së dhe NATO-s, por ballafaqohet me problem joprincipiel për emrin tonë kushtetues me Republikën e Greqisë, që i bllokon eurointegrimet e vendit.

Lidhur me të drejtat e minoriteteve, z. Milloshoski potencoi se Maqedonia mund të quhet vend me dosje më të mirë, duke e përmendur të drejtën e arsimit në gjuhën amtare, përfshirjen në jetën politike, në të gjitha pushtetet, në funksionimin e të gjitha sferave në shtet. Për dallim nga kjo, ai shprehu pakënaqësi nga trajtimi i minoriteteve maqedonase në disa vende fqinje. 

Si shkak për vizitën, mysafirët i cekën problemet me numrin e madh të azilkërkuesve në vendin e tyre, veçanërisht lidhur me Romët, duke marrë parasysh atë që vitin e fundit ka pasur një valë të madhe azilkërkuesish nga Ballkani.  Prandaj delegacioni është në vizitë në këtë rajon, me qëllim që të informojë për problemet me të cilat ballafaqohet popullata rome dhe shkaqet pse e braktisin vendit e tyre dhe kërkojnë azil në vend tjetër. Gjithashtu, u shpreh mendimi se duhet të investohet më shumë në ekzistimin dhe edukimin e tyre.  

Deputetja Liljana Popovska e njoftoi Delegacionin me situatën e Romëve në vendin tonë, me ç'rast theksoi se Maqedonia është shembull i mirë për respektimin e romëve dhe përfshirjen në jetën politike.  Ajo shtoi se vendi ynë është pjesë e Dekadës së Romëve dhe se Qeveria ka ndërmarrë seri masash për punësim të Romëve në sektorin publik dhe privat dhe programe të veçanta për përmirësimin e arsimit të tyre.

Kah fundi i vitit 2010, kur Maqedonia mori liberalizimin e vizave, ka pasur raste të azilkërkuesit, për të cilën, siç theksoi z.  Antonio Milloshoski, përgjegjësia është e përbashkët, megjithatë tani situata është më ndryshe, ndërsa Gjermania dhe Maqedonia kanë bashkëpunim të shkëlqyeshëm në këtë sferë.

Click