Aktivitetet



E martë, 12 nëntor 2013, Ankara, Turqi

MARRËDHËNIET MAQEDONASE-TURKE JANË NË NIVELIN MË TË LARTË

Delegacioni i Grupit parlamentar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë për bashkëpunim me Parlamentin e Republikës së Turqisë në përbërje me: z. Kenan Hasipi, kryetar i grupit parlamentar, z. Amdi Bajram, z. Behixhudin Shehabi, z. Gazmend Aliji dhe z. Erdogan Saraç, anëtarë të grupit parlamentar, është në vizitë kthyese të Republikës së Turqisë nga 11 deri 15 nëntor 2013, me ftesë të z. Husein Burge, kryetar i Grupit ndërparlamentar turko-maqedonas për miqësi të Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë.

Delegacioni u takua me z. Xhemil Çiçek, kryetar i Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë, z.  Bekir Bozdag, zëvendëskryetar i Qeverisë së Republikës së Turqisë, z. Husein Burge, kryetar i Grupit ndërparlamentar turko-maqedonas për miqësi dhe me anëtarët e grupit.

Në takimet u diskutua për mundësitë për avancimin e marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Turqisë në plan politik, si dhe në fushën e integrimeve euroatlantike, bashkëpunimit ekonomik, kulturës, arsimit, turizmit etj.

Bashkëbiseduesit u pajtuan se marrëdhëniet maqedonase-turke janë në nivel të lartë dhe karakterizohen me frymën e miqësisë tradicionale, mirëkuptimit, tolerancës dhe bashkëpunimit aktiv.

Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ishte i pranishëm në një pjesë të seancës plenare të Kuvendit të madh nacional të Republikës së Turqisë dhe në takimin koordinues të Grupit parlamentar të Partisë për drejtësi dhe zhvillim (AKP) me kryeministrin, z  Rexhep Tajip Erdogan. 

Vizita e delegacionit vazhdon në Konja dhe Stamboll, ku do të realizohen takime me përfaqësues të lartë të autoriteteve lokale dhe rajonale. 
 
 

Click