Aktivitetet



E enjte, 7 nëntor 2013

MBLEDHJA E DYZETË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 40-të, të mbajtur më 1 nëntor 2013, si trup punues amë e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, në pjesën e bujqësisë, pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave.

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishin të pranishëm, z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave; z. Dejan Runtevski, drejtor i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë;  Perica Ivanovski dhe znj. Margarita Deleva, përfaqësues nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave e arsyetoi Raportin, për të cilin theksoi se jep vlerësim pozitiv, si në pjesën e bujqësisë dhe zhvillimit rural, ashtu edhe në pjesën e sigurisë së ushqimit. Vitet e fundit shënon progres në më shumë segmente. Ai theksoi se me këtë Raport është përfshirë periudha nga viti 2012 dhe se do të japë sqarim plotësues për punë të caktuara që janë bërë në vitin 2013, e të cilat nuk janë përfshirë në Raport. 

Në diskutimin për Raportin morën pjesë deputetët: z. Malisha Stankoviq, z. Pançe Orcev, z. Pançe Dameski, z. Borçe Stavrov dhe z. Rexhail Ismaili.

Në fund, Komisioni njëzëri i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë Raportin me propozimet, sugjerimet dhe mendimet e theksuara.

Click