Aktivitetet



E martë, 12 nëntor 2013

MBLEDHJA E DYZETEDYTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 42-të, si trup punues amë, në lexim të dytë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Bujqësisë - leximi II; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion pyjor dhe të gjuetisë - leximi II;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti - leximi II; 
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për peshkatari dhe akuakulturë - leximi II;
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për duhan dhe prodhime të duhanit - leximi II;
  6. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit - leximi II. 

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Lupço Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave, znj. Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspektoratin shtetëror për bujqësi, janë parashtruar gjithsej tre amendamente nga deputeti Malisha Stankoviq, të cilat Komisioni i miratoi. 

Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion të pyjeve dhe të gjuetisë u parashtruar një amendament nga deputetët Malisha Stankoviq dhe Rexhail Ismaili, të cilin e miratoi Komisioni me 6 vota "pro".  Në bazë të nenit 149 paragrafi (2) i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni parashtroi një amendament i karakterit teknik, në nenin 8 numri "2013" zëvendësohet me numrin "2014". Komisioni njëzëri e miratoi amendamentin e propozuar.

Për Propozim-ligjet tjera nuk ishin parashtruar amendamente.

Pas debatit, Komisioni të gjithë Propozim-ligjet i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click