Aktivitetet



E enjte, 12 dhjetor 2013

MBLEDHJA E DYZETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 44-të, të mbajtur dje, si trup punues amë shqyrtoi:

1. Propozim-ligj për cilësi dhe siguri të plehrave, biostimuluesve dhe përmirësuesve të cilësive të tokës (leximi i parë);  
2. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin kafshëve (leximi i parë); 
3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit (leximi i dytë); 
4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti (leximi i dytë); 
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore (leximi i dytë); 
6. Propozim-ligj për konsolidimin e tokës bujqësore (leximi i dytë).

Ne mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Për Propozim-ligjin për cilësi dhe siguri të plehrave, biostimuluesve dhe përmirësuesve të cilësive të tokës dhe Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për identifikimin dhe regjistrimin e kafshëve, z.  Konjanovski theksoi nevojën për miratim, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjet. 

Për të dy Propozim-ligjet, Komisioni njëzëri miratoi Konkluzion:

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave  e shqyrtoi Propozim-ligjin për në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimet në bazë të të cilave duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.
Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave si trup punues amë dhe Komisioni Juridik-Ligjvënës, shqyrtuan Propozim-ligjin për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për siguri të ushqimit dhe Propozim-ligjin për konsolidim të tokës bujqësore, dhe shqyrtuan amendamente të parashtruara nga propozues të autorizuar.

Në Propozim-ligjin të plotësuar për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore janë inkorporuar dy amendamente, ndërsa në Propozim-ligjin e plotësuar për konsolidimin e tokës bujqësore një amendament, të gjithë të parashtruara nga deputeti Malisha Stankoviq.

Në Propozim-ligjin e plotësuar për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit është inkorporuar amendamenti i parashtruar nga deputetët Pançe Dameski, Malisha Stankoviq, Dragan Cuklev, Romeo Trenov, Vasko Pashovski, Beti Kuzmanovska dhe Rexhail Ismaili.

Kryetarja e Komisionit, znj. Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti, nuk janë parashtruar amendamente. Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

Click