Aktivitetet



E enjte, 7 nëntor 2013

MBLEDHJA E DYZETENJËTË E KOMISIONIT PËR BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 41-të të mbajtur dje, si trup punues amë në lexim të parë mori në shqyrtim propozim-ligjet në vijim:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të ushqimit; 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti;

Në mbledhje, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Përfaqësuesi i Qeverise theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Në diskutimin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për gjueti morën pjesë deputetët: z. Save Maraçkov dhe znj. Svetllana Mazgalloska-Vuçetiq.

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri vlerësoi se Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm.

Click