Aktivitetet



E martë, 19 nëntor 2013

MBLEDHJA E DYZETETRETË E KOMISIONIT PER BUJQËSI, PYLLTARI DHE EKONOMI TË UJËRAVE

Komisioni për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujërave i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e 43-të, si trup punues amë, shqyrtoi:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullosat (lexim i dytë); 
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore (lexim i dytë); 
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore (lexim i parë); 
  4. Propozim-ligj për konsolidimin e tokës bujqësore (lexim i parë).

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Zoran Konjanovski, zëvendësministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.

Kryetarja e Komisionit, znj. Lençe Nikollovska, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kullosat dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë bujqësore.

Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për material faror dhe të mbëltuar për bimë bujqësore dhe Propozim-ligjin për konsolidimin e tokës bujqësore, përfaqësuesi i Qeverisë e theksoi nevojën për miratimin, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin.

Komisioni të gjithë Propozim-ligjet i përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Click