Aktivitetet



E mërkurë, 11 dhjetor 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 74-të, si trup punues amë mori në shqyrtim:

  1. Propozim-ligjin për kontroll të emisioneve nga bashkëdyzimet organike avulluese gjatë shfrytëzimit të benzinës (leximi i dytë); 
  2. Propozim-ndryshimin e Planit të ujësjellësit të Republikës së Maqedonisë nga viti 1968 për akumulacionin Buçin; 
  3. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor (leximi i dytë); 
  4. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor (leximi i dytë); 
  5. Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor (leximi i dytë); 
  6. Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për shtije dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë (lexim i parë).

Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm z. Abulaqim Ademi, ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, si dhe zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve, z. Xhelal Bajrami.

- Për Propozim-ligjin për kontroll të emisioneve nga bashkëdyzimet organike avulluese gjatë shfrytëzimit të benzinës, z. Ademi theksoi nevojën për miratimin e ligjit, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, njëzëri e miratoi Konkluzionin si vijon:

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për kontroll të emisioneve të komponimeve organike avulluese gjatë shfrytëzimit të benzinës (leximi i parë), në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimet në bazë të të cilave duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Ministri Ademi e theksoi nevojën për miratimin e Propozim-ndryshimit të Planit të ujësjellësit të Republikës së Maqedonisë nga viti 1968 për akumulacionin Buqin.

Komisioni e përcolli Propozim-ndryshimin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvend.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mjedis jetësor, kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, janë parashtruar dy amendamente nga deputetët:  Jani Makraduli, Borçe Stavrov, Bllagoja Stojanovski, Save Maraçkov, Tanja Tomiq, Pançe Orcev dhe Lençe Nikollovska. 

Njëri amendament me 4 vota "pro" dhe 6 vota "kundër" nuk u miratua, ndërsa tjetri u tërhoq nga ana e propozuesve.

Pas debatit, Komisioni e përcolli Propozim-ligjin në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

- Kryetari i Komisionit i njoftoi deputetët se për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente dhe Komisioni i përcolli propozim-ligjet në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

- Zëvendësministri Bajrami theksoi nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për shitje dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste të Republikës së Maqedonisë, qëllimet që do të arrihen dhe zgjidhjet themelore që rregullohen me ligjin. 

Pa diskutim, Komisioni me 6 vota "pro" e miratoi Konkluzionin në vijim:

  • Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e shqyrtoi Propozim-ligjin për plotësimin e ligjit për shtije dhe dhënie me qira të ndërtesave afariste dhe hapësirave afariste  të Republikës së Maqedonisë (lexim i parë) në aspekt të nevojës për miratimin e ligjit, parimet në bazë të të cilave duhet të bazohet ligji, marrëdhëniet themelore që rregullohen me ligjin dhe mënyra në të cilën propozohet rregullimi i tyre dhe në pajtim me nenin 142, paragrafi 1 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë vlerësoi se Propozim-ligji është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.  
Click