Aktivitetet



E mërkurë, 13 nëntor 2013

MBLEDHJA E SHTATËDHJETENJËTË E KOMISIONIT PËR TRANSPORT, LIDHJE DHE EKOLOGJI

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 71-të të mbajtur me 12 nëntor 2013, si trup punues amë, ne lexim të dytë, i shqyrtoi propozim-ligjet në vijim:

1. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për organizma të modifikuara gjenetikisht - leximi II; 
2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbrojtje të natyrës - leximi II;  
3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje nga zhurma në mjedisin jetësor - leximi II;   
4. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me bateri dhe akumulatorë dhe bateri dhe akumulatorë të hedhur - leximi II; 
5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina - leximi II;   
6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për menaxhim me paketim dhe hedhurina nga paketimi - leximi II;  
7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ujëra - leximi II;    
8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për cilësi të ajrit të ambientit - leximi II;  
9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me pajisje elektrike dhe elektronike dhe pajisje elektrike dhe elektronike të hedhura - leximi II.    
10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim - leximi II;  
11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërti publike - leximi II;
12. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për sistem hekurudhor - leximi II;
13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri në sistemin hekurudhor - leximi II; 
14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për interoperabilitet në sistemin hekurudhor - leximi II;    
15. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për lundrim të brendshëm - leximi II;
16. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për caktim të emrave të rrugëve, shesheve, urave dhe objekteve tjera infrastrukturore - leximi II; 
17. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari komunale - leximi II; 
18. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për teleferikë dhe ski-lift - leximi II; 
19. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varreza dhe shërbime të varrimit - leximi II; 
20. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për furnizim me ujë të pijshëm dhe shkarkim të ujërave të zeza urbane - leximi II; 
21. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor - leximi II;  
22. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport të materieve të rrezikshme në komunikacionin rrugor dhe hekurudhor - leximi II;  
23. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rrugë publike - leximi II;  
24. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik - leximi II;   
25. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim - leximi II; 
26. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore - leximi II.
Në mbledhjen e Komisionit, në cilësi të përfaqësuesit të Qeverise së Republikës së Maqedonisë, ishte i pranishëm, z. Stivo Temellkovski, zëvendësministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor dhe z. Xhelal Bajrami, zëvendësministër i Transportit dhe Lidhjeve.

- Në komisionin për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për varreza dhe shërbime të varrimit dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për pastërti publike u shqyrtuan dhe u miratuan nga një amendament.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për menaxhim me hedhurina, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për banim, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për transport në komunikacionin rrugor, komisioni shqyrtoi dhe miratoi nga 2 amendamente, ndërsa për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për planifikim hapësinor dhe urbanistik u shqyrtuan dhe miratuan tre amendamente.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim u shqyrtuan gjithsej 16 amendamente nga të cilat 11 u miratuan, 3 nuk u miratuan dhe 2 u tërhoqën nga propozuesit e autorizuar.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për tokë ndërtimore u shqyrtuan gjithsej 6 amendamente nga të cilat 1 u miratuan, 4 nuk u miratuan dhe 1 u tërhoqën.

Në lidhje me propozim-ligjet tjera kryetari i Komisionit për Transport, Lidhje dhe Ekologji, z.  Rexhail Ismaili i informoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, nuk janë parashtruar amendamente për Propozim-ligjet.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.
 

Click