Aktivitetet



E hënë, 4 nëntor 2013

MBLEDHJA E TETËDHJETEDYTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 82-të të mbajtur më 29 tetor 2013, si trup i interesuar punues, e shqyrtoi Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.  

Komisioni gjatë debatit për Raportin, u përqendrua në kapitujt që janë në kompetencë të tij: Lëvizja e lirë e kapitalit; Furnizimet publike; Shërbime financiare; Tatimim; Politika ekonomike dhe monetare; Unioni doganor; Kontrolli financiar dhe Dispozitat financiare dhe buxhetore.   

Në debatin morën pjesë deputetët: z. Marjanço Nikollov, z. Samka Ibraimoski, znj. Vlladanka Aviroviq, z. Nedim Ramizi, z. Stojko Paunovski dhe z. Dragan Cuklev.

Në fund të debatit, Komisioni njëzëri konkludoi që t'i propozojë Kuvendit ta shqyrtojë Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2013.

Click