Aktivitetet



E martë, 12 nëntor 2013

MBLEDHJA E TETËDHJETEKATËRTË E KOMISIONIT PËR FINANCIM DHE BUXHET

Komisioni për Financim dhe Buxhet i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e 84-të të mbajtur më 8 nëntor 2013, si trup punues amë, në lexim të parë, i shqyrtoi propozim-ligjet në vijim:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror - leximi I;
  2. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion - leximi I;
  3. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll financiar të brendshëm publik - leximi I;
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerje të punëve të kontabilitetit - leximi I;
  5. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit - leximi I;
  6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kryerje të shërbimeve pa transfer të parave - leximi I;
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese - leximi I;
  8. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor - leximi I.
  9. Propozim-ligjet i arsyetoi zëvendësministri i Financave, z.  Ardian Xheladini.

- Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për revizion shtetëror, z.  Xheladini theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë në drejtim të avancimit të mënyrës dhe procedurës për dhënien e provimit për marrjen e titullit revizor i autorizuar shtetëror, precizimt të kushteve, mënyrës dhe procedurës për dhënien e provimit profesional, e me qëllim zmadhimin e profesionalizimit të personave që e japin provimin për marrjen e titullit revizor i autorizuar shtetëror dhe sigurimin e transparencës më të madhe gjatë realizimit të provimit.

- Zëvendësministri i Financave në arsyetimin e propozim-ligjit të lartpërmendur theksoi se me ndryshim-plotësimet e Ligjit për revizion përcaktohen kushtet dhe mënyra e dhënies së provimit profesional me qëllim zmadhimin e profesionalitetit të personave që do ta japin provimin për marrjen e titullit revizor.  Propozim-ligji parasheh që punët administrative t'i kryejë Instituti i revizorëve të autorizuar i Republikës së Maqedonisë, ndërsa teknikisht t'i zbatojë personi juridik i regjistruar në Regjistrin qendror të Republikës së Maqedonisë.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të brendshëm financiar, zëvendësministri Xheladini theksoi se duke pasur parasysh zhvillimin e shpejtë të teknologjive informatike u imponua nevoja për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontroll të brendshëm financiar në drejtim të avancimit të mënyrës dhe procedurës për dhënien e provimit për marrjen e titullit revizor i brendshëm i autorizuar.  Me Propozim-ligjin precizohen kushtet dhe mënyra e realizimit të trajnimit dhe dhënies së provimit për revizor të brendshëm të autorizuar në sektorin publik, me qëllim zmadhimin e profesionalizmit të personave që e japin provimin dhe transparencës gjatë realizimit të tij.

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kryerjen e punëve të kontabilitetit  Xheladini theksoi se ndryshimet dhe plotësimet e propozuara janë në drejtim të avancimit të mënyrës dhe procedurës për dhënien e provimit për marrjen e titullit kontabilist i autorizuar ose kontabilist, precizimit të kushteve, mënyrës dhe procedurës për dhënien e provimit profesional, e me qëllim zmadhimin e profesionalizimit të personave qe e japin provimin për marrjen e titullit kontabilist i autorizuar ose kontabilist, si dhe sigurimin e transparencës më të madhe gjatë realizimit të provimit.  Organizimi dhe zbatimi i provimeve do të jetë nën kompetencë të Institutit të kontabilistëve dhe kontabilistëve të autorizuar, ndërsa realizimin teknik të provimit do ta bëjë personi juridik i regjistruar në Regjistrin qendror të Institutit.

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit, zëvendësministri i Financave theksoi se duke pasur parasysh zhvillimin e shpejtë të teknologjive informatike, është imponuar nevoja për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për supervizion të sigurimit me qëllim avancimin e mënyrës dhe procedurës për dhënie të provimit profesional për marrjen e lejes për punë si aktuar i autorizuar, për kryerjen punëve brokere të sigurimit ose për kryerjen e punëve përfaqësuese në sigurim.  Propozim-ligji është në funksion të zmadhimit të profesionalizmit, kompetencës dhe profesionalizmit të personave që do të marrin titullin aktuar i autorizuar, broker sigurimi ose përfaqësues në sigurim; ekonomizimit gjatë realizimit të provimit profesional dhe transparencës në realizimin e provimit profesional për marrjen e titullit aktuar të autorizuar, broker i sigurimit ose përfaqësues në sigurimin.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kryerje të shërbimeve transferim i shpejtë i parave, z.  Xheladini theksoi se ndryshimet janë në drejtim të harmonizimit me Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për mbikëqyrje inspektuese.  Me nenin 1 të Propozim-ligjit parashihet që ankesa kundër aktvendimit të Inspektoratit devizor Shtetëror të paraqitet te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Shkallë të Dytë në sferën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurës për kundërvajtje.  Në nenin 2 parashihet zbatim të prolongueshëm të këtij ligji nga 1 maj 2014.  

- Zëvendësministri i Financave për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për fonde investuese, nënvizoi se në pajtim me Ligjin për fonde investuese, kundër aktvendimeve të miratuara nga Komisioni për Letra me Vlerë, pala e pakënaqur mund të paraqesë ankesë te Komisioni për Zgjidhje të Ankesave nga sfera e tregut të letrave me vlerë në afat prej 15 ditë pune nga pranimi i aktvendimit.  Për shkak të mosfunksionimit të Komisionit për Zgjidhje të Ankesave nga sfera e tregut me letra me vlerë me ndryshimet dhe plotësimet propozohet që palët e pakënaqur nga aktvendimet e miratuara nga Komisioni për Letra me Vlerë të dorëzojnë ankesa te Komisioni Shtetëror për Vendimmarrje në Procedurë Administrative dhe Procedurë të Marrëdhënies së Punës në Shkallë të Dytë. 

- Në arsyetimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit doganor, z.  Ardian Xheladini potencoi se me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara do të bëhet harmonizim i tërësishëm i dispozitave që kanë të bëjnë me procedurën tranzite (të cilat janë parakusht për zbatimin e procedurës së përbashkët tranzite në pajtim me Konventën për tranzit të përbashkët), dispozitat që kanë të bëjnë me shpenzimet për analizë dhe kontroll të ekzemplarëve të marrë, dispozitat për veprim të lejuar doganor ose përdorim të mallrave në zona të lira dhe depo të lira me Ligjin doganor të Komunitetit.  Njëkohësisht do të barazohet përdorimi i terminologjisë së zakonshme e cila përdoret në ligjin doganor të Komunitetit. 

Ndryshimet në nenin 6 nuk janë të lidhura me harmonizimin me legjislacionin evropian nga shkaku që përfaqësimin doganor çdo vend e rregullon në bazë nacionale.  Propozohet edhe futje të kompensimit për dhënie të provimit profesional për përfaqësues të licencuar, si dhe kompensim për lëshimin e licencës për kryerje të përfaqësimit dhe legjitimacionit të përfaqësuesit të licencuar, ndërsa shpenzimet janë në barë të Drejtorisë doganore. 

Me ndryshimet e nenit 16 mundësohet të publikohen vlerënotë premtimet në ueb faqen e Drejtorisë për hyra publike, në pajtim me ndryshimet e Ligjit për procedurë tatimore.  Gjithashtu, me ndryshimet në nenin 196 do të mundësohet lirim nga pagesa e tatimeve importuese për pajisje e dedikuar për veprimtari shkencore-hulumtuese dhe inovative për subjektet e veprimtarisë inovative.  Me ndryshimet e nenit 198 përcaktohet lirim nga pagesa e tatimeve importuese për mall i dedikuar për realizimin e projekteve të cilat financohen në kuadër të instrumentit për ndihmë paraaderuese (IPA). 

Me qëllim tejkalimin e gjendjeve rrjedhëse dhe krijimin e kornizës juridike për shlyerjen e të gjithë kërkesave të vjetra, si dhe rregullimin e faljes së përkohshme të kërkesave të papagueshme (falimentim i mbyllur, likuidim, mospasje të pronës, subjekte të shlyera etj), propozohet shtim të nenit të ri 246-a, me të cilin mundësohet që organi doganor ta falë shumën e tatimeve të evidentuar në evidencën kontabël nëse konstaton se pagesa nuk do të bëhet ose shpenzimet për pagesën nuk janë në proporcion me borxhin.  Gjithashtu, me këtë ndryshim bëhet prolongimi i zbatimit të dispozitave të ligjit doganor me të cilat rregullohet përdorimi i deklaratës përmbledhëse hyrëse dhe dalëse.

Komisioni për Financim dhe Buxhet konkludoi se të gjithë tetë Propozim-ligjet janë të pranueshme dhe se duhet të jepen në lexim të mëtutjeshëm. 

Click