Aktivitetet



E marte, 12 nëntor 2013

MBLEDHJA E TRIDHJETETETË E KOMISIONIT PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE

Komisioni për Çështje Ekonomike i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, në mbledhjen e tridhjetetetë, të mbajtur dje, si trup punues amë shqyrtoi 17 propozim-ligje:

  1. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike (leximi i dytë);
  2. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve (leximi i dytë);   
  3. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për prodhime ndërtimore (leximi i dytë);
  4. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve (leximi i dytë);
  5. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për tregti (leximi i dytë);
  6. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë zejtare (leximi i dytë);
  7. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete (leximi i dytë);  
  8. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për kontroll të sendeve nga metale të çmueshme (leximi i dytë);
  9. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji (leximi i dytë); 
  10. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik (leximi i dytë);
  11. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim (leximi i dytë);   
  12. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut (leximi i dytë);
  13. Propozim-ligj për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë (leximi i dytë); 
  14. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare (leximi i parë);
  15. Propozim-ligj për ndryshimin e Ligjit për veprimtari hoteliere (leximi i parë);
  16. Propozim-ligj për plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovimin dhe përkrahjen e turizmit në Republikën e Maqedonisë (leximi i parë).

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për mbrojtje të konsumatorëve, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për prodhime ndërtimore, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për siguri të prodhimeve, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për tregti, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kryerje të veprimtarisë zejtare, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për automjete, Propozim-ligjin për ndryshimin e Ligjit për kontroll të sendeve nga metale të çmueshme, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për metrologji, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për inspeksion teknik Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim, Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Inspektoratin Shtetëror të Tregut, kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj.Vlladanka Aviroviq, i njoftoi deputetët se në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk janë parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.

Komisioni për Çështje Ekonomike i propozoi Kuvendit të Republikës së Maqedonisë ta shqyrtojë dhe miratojë Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari turistike. 

- Lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim, në afatin e përcaktuar me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë nuk u parashtruar amendamente nga propozues të autorizuar.  Në bazë të nenit 149 paragrafi 2 i Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim parashtroi një amendamente për precizimin plotësues të dispozitave për përmbajtjen e provimit, numrin dhe përbërjen e Komisionit për dhënie të provimit si dhe për shpenzimet për trajnim të detyrueshëm dhe për dhënien e provimit. 

Arsyetim dha anëtarja e Komisionit për Çështje Ekonomike, znj. Nada Stançevska.  Në debatin morën pjesë: znj. Vlladanka Aviroviq dhe zëvendësministri i Ekonomisë, z.  Hristijan Delev.

Komisioni për Çështje Ekonomike njëzëri e miratoi amendamentin e parashtruar dhe Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për falimentim e përcolli në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për energjetikë, Komisioni shqyrtoi dy amendamente të parashtruara nga deputeti Nikollçe Acevski, të cilët nuk u miratuan dhe dy amendamente të parashtruara nga deputetët: Julieta Marku, Rexhail Ismaili dhe Vlladanka Aviroviq, të cilët me shumicë votash u miratuan.

Komisioni e përcolli këtë Propozim-ligj në procedurë të mëtutjeshme në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

- Nevojën për miratimin e Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shoqëri tregtare, e arsyetoi zëvendësministri i Ekonomisë, z.  Hristijan Delev.  Qëllimi i ndryshimit të propozuar është nevoja për rregullimin dhe precizimin plotësuese të domethënies se çka nënkuptohet me hua që transformohet në depozitë të përhershme në procedurë të zmadhimit të kryegjësë themelore të shoqërisë.  Jepet mundësi për transformim të huas në depozitë në shoqërinë në procedurë të zmadhimit të kryegjësë themelore, veçanërisht kur huaja është dhënë nga partneri përkatësisht aksionari i vetëm në ato shoqëri të mund ta transformojë huan në shoqëri e cila është tërësisht në pronësi të tyre.

Në debat mori pjesë kryetarja e Komisionit për Çështje Evropiane, znj. Vlladanka Aviroviq. 

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi njëzëri se Propozim-ligji për ndryshimin e Ligjit për shoqëri tregtare në lexim të parë është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Për Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për veprimtari hoteliere, zëvendësministri i Ekonomisë theksoi se deri më tani në Ligjin për veprimtari hoteliere si objekte turistike nuk janë përfshirë objektet e gjuetisë si dhe kampet e alpinizmit.  Me ndryshimet dhe plotësimet e propozuara këto do të përfshihen në grupin e objekteve turistike.  Ndryshimi i dytë është precizimi plotësues i procedurës për marrjen e emërtimit restorant nacional. 

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi njëzëri së Propozim-ligji në lexim të parë është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm.

- Zëvendësministri Delev në arsyetimin e Propozim-ligjit për plotësimin e Ligjit për themelimin e Agjencisë për promovim dhe përkrahje të turizmit në Republikën e Maqedonisë, theksoi se qëllimi është plotësimi i procedurës ligjore në procesin e ndarjes së subvencioneve për turizmin, përmirësimi i kushteve për zhvillim të turizmit në Republikën e Maqedonisë, si dhe futja e regjistrit për mbajtjen e evidencës për subvencione të ndarë në sferën e turizmit.

Në bazë të nenit 142 të Rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Komisioni për Çështje Ekonomike konkludoi njëzëri se Propozim-ligji në lexim të parë është i pranueshëm dhe se duhet të jepet në lexim të mëtutjeshëm. 

Click