Aktivitetet



E premte, 29 nëntor 2013, Podgorica, Mali i Zi

PJESËMARRJA NË KONFERENCË PËR ZBATIMIN E KRITEREVE PËR BARAZI GJINORE NË BALLKANIN PERËNDIMOR

Kryetarja e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, znj. Liljana Popovska, bashkë me deputetet znj. Liljana Kuzmanovska dhe znj. Hajrie Misimi morën pjesë në konferencën për zbatimin e kritereve për barazi gjinore në Ballkanin Perëndimor, që u mbajt më 27 dhe 28 nëntor në Podgoricë, Mali i Zi, në bashkëpunim me Ministrinë Malazeze e të Drejtave të Njeriut dhe Minoriteteve dhe UNDP Mali i Zi, me ftesë të Maraja Kornelisen. 

Në delegacionin maqedonas morën pjesë edhe Elena Grozdanova, këshilltare shtetërore nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Aferdita Imeri nga Lobi i gruas maqedonase dhe Jasna Sazdova, këshilltare nga Kisella Voda.

Fokusi i takimit ishte Raporti i Parlamentit Evropian për të drejtat e grave në vendet-kandidate për anëtarësim nga Ballkani Perëndimor i iniciuar nga eurodeputetja Kornelisen, i cili u miratua nga Parlamenti Evropian, në maj 2013. Raporti ofron analizë të detajuar për progresin e arritur në mekanizmat për barazi gjinore në rajonin dhe për sfidat që do të vijojnë në të ardhshmen. 

Përfaqësuesit e parlamenteve dhe qeverive nga rajoni kanë mundësi të diskutojnë për konstatimet nga Raporti dhe për situatën momentale bashkë me ekspertët e BE-së dhe organizatat e shoqërisë civile.

Deputetja Popovska u prononcua për Raportin si kryetare e Komisionit për Mundësi të Barabarta të Grave dhe Burrave, si dhe për progresin e bërë të Republikës së Maqedonisë për vitin 2013, në pjesën e barazisë gjinore. 

Në diskutimin u inkuadruan të gjithë anëtarët e delegacionit maqedonas, me ç'rast u shënua se Maqedonia udhëheq në këtë plan para vendeve tjera në rajon. Si konkluzion u pranua të bëhet rrjetëzim rajonal i strukturave të grave sipas shembullit të GTF (Gender Task Force) na Pakoja për stabilitet, e cila dha rezultate të mëdha për forcimin politik të grave.  

Click